Spyros Capralos ri-zgjedhet president i EOC-ut

Spyros Capralos do të udhëheqë lëvizjen olimpike të Evropës edhe për katër vitet e ardhshme, pas rizgjedhjes së tij president në Asamblenë e 54-të të Përgjithshme të EOC-it, që u mbajt në Frankfurt të Gjermanisë.


Capralos u rizgjodh me vendim unanim, ndërsa Daina Gudzineviute do të jetë nënpresidente. Sekretar i ri i përgjithshëm u zgjodh italiani Carlo Mornati, i cili zëvendësoi Raffaele Pagnozzin, pas 19 vitesh në këtë pozitë.


I pranishëm në Asamble ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili u falënderua nga lëvizja olimpike e Evropës për bashkëpunimin e deritashëm, pasi Bach do të largohet nga udhëheqja e IOC.


Komitetin Olimpik të Kosovës në Asamble e përfaqësuan presidenti Ismet Krasniqi dhe këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare, Dr. Astrit Hasani.

Gjatë qëndrimit në Frankfurt, ata zhvilluan takime me drejtues të Komiteteve Olimpike të Evropës, duke lobuar edhe për kandidaturën e Dr. Hasanit për president të Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF).

Dr. Hasani është arkëtar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të EWF-së.