+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Shpresat Olimpike 2026 që mbështeten nga MKRS

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka miratuar listën  e propozuar të komisionit të sportit për 10 bursistë “Shpresa Olimpike 2026”, të cilët mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.


Bursistët vijnë nga sporte të ndryshme dhe sipas rregullorres përkatëse të MKRS-së, do të mbështeten me nga 150 euro në muaj.


Në muajin janar 2026, do të përzgjedhet një tjetër listë më e gjerë me bursistë, të cilët do të mbështeten nga të hyrat e KOK-ut.


Këtë vit (2025), KOK ka mbështetur 46 bursistë “Shpresa Olimpike 2025”.


Lista e bursistëve “Shpresa Olimpike 2026”, që mbështeten nga MKRS

Emri dhe mbiemriSporti
Erisë AvdullahuAtletikë
Velona ManiAtletikë
Blerina GashiXhudo
Jon KukaXhudo
Riad IsufiBoks
Harun ShipkovicaMundje
Dorentina NezajMundje
Bora HotiGjimnastikë
Erina IdrizajNot
Visar NuhajÇiklizëm