+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

“RC Advisory Group Limited” përzgjidhet për përgatitjen e Master Planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për LM Prishtina 2030

Kompania me renome ndërkombëtare, “RC Advisory Group Limited”, është përzgjedhur për përgatitjen e Master Planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, pas shpalljes së bërë nga Komiteti Organizativ (OCMG) i LM Prishtina 2030.


Kontraktori i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për përgatitjen e:

  • Master Planit për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 (duke përfshirë Strukturën Operacionale të Lojërave dhe Buxhetin)
  • Konceptit të Operimeve të Lojërave
  • Planeve Themelore për Fushat Funksionale
  • Planit të Trashëgimisë së Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030


Propozimi është dhënë nga komisioni i formuar nga Komiteti Organizativ i LM Prishtina 2030 (OCMG) dhe është miratuar nga anëtarët e OCMG-së.


“RC Advisory Group Limited” është kompani me seli në Britaninë e Madhe dhe ka përvojë të madhe në përgatitjen e Master Planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për ngjarje të mëdha ndërkombëtare.