Presidenti Ismet Krasniqi ka pritur sot presidentin e Konfederatës Evropiane të Skermës (EFC), Giorgio Scarso, i cili shoqërohej nga ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, tani këshilltar i kryetarit të Federatës së Skermës së Kosovës, Albert Lubeniqi.
Palët kanë biseduar për gjetjen e urave të bashkëpunimit, për të avancuar zhvilllimin e sportit të skermës në Kosovë.
Presidenti Krasniqi, duke falënderuar presidentin Scarso për vizitën, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të mbështetur zhvilllimin e skermës në vendin tonë.
Nga ana e tij, i pari i skermës në Evropë, Scarso, shprehu falënderimin për mikpritjen, derisa premtoi që në javët dhe muajt në vijim do të shihet mbështetja konkrete e EFC-së për Federatën e Skermës së Kosovës.