I pari i sportit në botë, viziton për herë të dytë vendin tonë, derisa vizita e tij këtë herë bërë për të shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në lëvizjen olimpike.
Bach u prit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.
Në të njëjtën kohë, në Kosovë arritën edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos dhe presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Davide Tizzano.
👀Moments from the arrival of the President of the IOC, Thomas Bach, in Pristina, Kosovo.#10yearsinIOC #10YearsAnniversary pic.twitter.com/7z9lzEn9I9
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇🥈🥉 (@NOCKOSOVO) December 8, 2024
Presidenti Bach do të pritet të hënën (9 dhjetor) nga kryeministri Albin Kurti, derisa do të vizitojë edhe KOK-u, para se të dalë në konferencën për media, e cila është paraparë të mbahet në Sëiss Diamond Hotel, në ora 12:00.
Data 9 dhjetor 2024 shënon 10-vjetorin e anëtarësimit të KOK-ut në IOC.








