32 sportistë të 10 sporteve të ndryshme kanë nënshkruar sot kontratat për bursat olimpike Los Anxhelos 2028.
Kontratat u nënshkruan nga sportistët, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe përfaqësuesit e federatave.
Presidenti Krasniqi duke i uruar sportistët për bursat, theksoi se mbështetja e KOK-ut ndaj sportistëve po rritet çdo, duke thënë se këtë herë kanë thyer rekordin e mbështetjes së bursistëve olimpikë sa i përket numrit dhe shumës financiare.
Në total, mbështetja është 9 mijë dollarë në muaj, të cilat sigurohen falë të hyrave nga Solidariteti Olimpik i IOC-ut dhe 7 mijë euro të tjera nga të ardhurat e KOK-ut.

Bazuar në rezultatet e deritashme dhe potencialin e tyre, sportistët janë ndarë në tri grupe. Përzgjedhja dhe ndarja në grupe janë bërë nga komisioni i sportit, ndërsa vendimi është marrë nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut.
Listës i prinë medalistjae dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, që do të mbështetet me 1350 dollarë në muaj, e ndjekur nga medalistja e bronztë, Laura Fazliu me 1250, Akil Gjakova 1100 dhe Donjeta Sadiku 1000. Të gjithë këta ndodhen në grupin e parë.

Gjashtë sportistë tjerë i takojnë grupit të dytë me mbështetje prej 650 dollarë në muaj, ndërsa 22 sportistë tjerë ndodhen në grupin e tretë me mbështetje prej 350 euro.
Krahas mbështetjes me bursa, sportistët mbështeten edhe me heqjen e shpenzimeve të përgatitjeve jashtë vendit.
Listën e plotë prej 32 sportistëve e gjeni si në vijim:
Grupi | Emri/mbiemri | Sporti | Shuma |
1 | Distria Krasniqi | Xhudo | 1350 $ |
1 | Laura Fazliu | Xhudo | 1250 $ |
1 | Akil Gjakova | Xhudo | 1100 $ |
1 | Donjeta Sadiku | Boks | 1000 $ |
2 | Flaka Loxha | Xhudo | 600 $ |
2 | Dardan Cena | Xhudo | 600 $ |
2 | Muhamet Ramadani | Atletikë | 600 $ |
2 | Bashkim Bajoku | Boks | 600 $ |
2 | Bleron Ademi | Taekwondo | 600 $ |
2 | Hana Bejiqi | Not | 600 $ |
3 | Shpetim Bajoku | Boks | 350 $ |
3 | Fatjona Kasapi | Xhudo | 350 $ |
3 | Shpati Zekaj | Xhudo | 350 € |
3 | Blin Kuka | Xhudo | 350 € |
3 | Enise Zijade | Xhudo | 350 € |
3 | Laurinë Gashi | Xhudo | 350 € |
3 | Sidorela Dodaj | Xhudo | 350 € |
3 | Mal Sahiti | Taekwondo | 350 € |
3 | Elion Agushi | Taekwondo | 350 € |
3 | Jon Gashi | Taekwondo | 350 € |
3 | Donat Syla | Boks | 350 € |
3 | Taulant Jakupi | Boks | 350 € |
3 | Gresa Bakraqi | Atletikë | 350 € |
3 | Leon Thaqi | Atletikë | 350 € |
3 | Lonisa Reka | Mundje | 350 € |
3 | Egzon Xhoni | Mundje | 350 € |
3 | Nexhat Sahiti | Shenjëtari | 350 € |
3 | Drilon Ibrahimi | Shenjëtari | 350 € |
3 | Albion Ymeri | Triatlon | 350 € |
3 | Amar Maxhuni | Triatlon | 350 € |
3 | Kaltrinë Thaqi | Gjimnastikë | 350 € |
3 | Blerton Nuha | Çiklizëm | 350 € |