Komisioni i ankesave për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2023, ka shqyrtuar ankesat e federatave sportive, duke vendosur për ndryshime të vogla.
Raporti i komisioni është miratuar edhe nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, dhe rekomandimi me ndryshimet e bëra është përcjell edhe në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.
Në total, kanë qenë tetë ankesa të ardhura sipas afatit të përcaktuar nga rregullorja për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve.
Vendimet për secilën ankesë i gjeni si më poshtë:
– Federatës së Arteve Mikse Marciale të Kosovës i është aprovuar ankesa dhe ka hyrë në kategorizim, duke u vlerësuar me 10.45 pikë, kategoria D
– Federatës së Boksit të Kosovës i është refuzuar ankesa dhe mbetet në poentimin e njëjtë të vlerësuar nga komisioni vlerësues i kategorizimit.
– Federatës së Kick-boxit të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa. Vlerësimi pëfundimtar për këtë federatë është 30.03 pikë, kategoria C.
– Federatës së Muaythait të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 30.71 dhe kalon në kategorinë C.
– Federatës së Shahut të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 49 pikë dhe mbetet në kategorinë C.
– Federatës së Ragbit të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 42.35 pikë.
– Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 66.52 pikë.
– Sportistit të mundjes, Egzon Shala dhe trajnerit të tij, Sylejman Shala, i është refuzuar ankesa.
Kategorizimi përfundimtar i sporteve 2023