Donjeta Sadiku është ndalur në të tetën e finales së Lojërave Olimpike Paris 2024.
Boksierja jonë pësoi humbje nga kolumbiania, Valdes Pana, kategoria -60 kg.
Donjeta shënoi një fitore në Paris 2024, duke mundur Thamanya Somnuek të Tajlandës.
Në renditjen e përgjithshme ajo përfundoi në vendin e nëntë.
Kujtojmë që Sadiku mori pjesë në LO Paris 2024 me normë olimpike.



