Telegram ngushëllimi
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Davide Tizzano, President i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).
Davide Tizzano ishte një mik i çmuar i Kosovës dhe i Komitetit Olimpik të Kosovës, një udhëheqës me vizion dhe një mbështetës i palëkundur i sportit dhe i vlerave mesdhetare dhe olimpike.
Kontributi i tij dhe përkrahja e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në procesin e marrjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare, do të mbeten të paharruara dhe do të kenë një vend të veçantë në historinë e sportit tonë.
Trashëgimia e tij njerëzore dhe sportive do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm.
Tizzano ishte kampion i dyfishtë olimpik në rowing. 17-herë kampion kombëtar i Italisë në roing dhe në lundrim.
Në emrin tim personal dhe në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, bashkëpunëtorët, si dhe për gjithë familjen e Lojërave Mesdhetare.
Me respekt të thellë,
Ismet Krasniqi
President
Komiteti Olimpik i Kosovës
