Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në projektin ndërkombëtar Erasmus+ OCEAN, ku morën pjesë 18 Komitete Olimpike të Evropës, nën udhëheqjen e Zyrës së Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC), Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC).
Gjatë tri viteve të fundit, KOK ka realizuar një sërë aktivitetesh edukative dhe mjedisore, përfshirë punëtoritë “Climate Fresk” dhe “Echo Fresk”, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Bordit Ekzekutiv, stafit të KOK-ut, MKRS-së, federatave sportive dhe organizatave partnere.

Në kuadër të projektit është:
– Emëruar Zyrtarja për Ndryshime Klimatike, Rejhan Halili, udhëheqëse e Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare;
– Kryer matjet vjetore të emetimeve të karbonit të KOK-ut;
– Hartuar dhe lansuar Strategjia për Reduktimin e Emetimeve të Karbonit, e prezantuar në konferencën #BeActive, organizuar nga MKRS.
🌊 The OCEAN project successfully concluded! 🌿@NOCKosovo, together with 18 European NOCs, proudly contributed to the Erasmus+ #OCEAN project led by @eurolympic, @Olympics & @ANOC_Olympic.
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇🥈🥉 (@NOCKOSOVO) October 15, 2025
More details👉 https://t.co/jkVaHCmLgV #ClimateAction #Sustainability #OlympicKosovo pic.twitter.com/8lkYBfh8wv
Strategjia është në dispozicion për të gjitha federatat sportive https://noc-kosovo.org/climate-actions/
Një moment i rëndësishëm ishte edhe nënshkrimi i marrëveshjes “UNFCCC Sports for Climate Action” në Paris, gjatë Lojërave Olimpike, nga Presidenti Ismet Krasniqi dhe përfaqësuesi i IOC, Nils Holmegard.

Këto iniciativa do të vazhdojnë edhe gjatë përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke e forcuar angazhimin e KOK-ut në mbrojtje të mjedisit dhe sportit të qëndrueshëm.






















