Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi ka mbajtur mbledhjen e 37-të, në të cilën u diskutuan çështje të ndryshme të rendit të ditës.
- U diskutua për federatat joaktive dhe të cilat nuk kanë arritur ende të licencohen nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport
- U diskutuan detajet rreth organizimit të Platformës Evropiane të Sportit, që mbahet prej 21 – 23 nëntor në Prishtinë
- U konstatua gjithashtu se përgatitjet për Gala Mbrëmjen, me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.
- U diskutua për përgatitjet dhe pjesëmarrjen e ekipit olimpik të Kosovës në Festivalin Olimpik Dimëror për të rinj, që mbahet në shkurt 2025 në Bakuriani të Gjeorgjisë.
- U diskutua për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
- U diskutua për aktivitetet tjera që do të organizohen deri në fund të vitit.