Mbi 1200 pjesëmarrës nga 40 shtete të ndryshme të botës, morën pjesën në edicionin e 25-të të Maratonës Prishtina 2025, të organizuar sot nga Federata Atletike e Kosovës.
Maratonën prej 42 kilometrash e dominuan garuesit nga Kenia, të cilët në të dyja disiplinat zunë vendet për podium.
Në 21 kilometra, tek meshkujt vendi i parë i takoi atletit tonë, Tiron Mamusha. Tek garuesit tanë tjerë, u shqua edhe olimpistja, Gresa Bakraqi, që fitoi medaljen e artë në 10 kilometra.
Në podium u ngjitën edhe Albion Ymeri (10 km), Amar Maxhuni e Genc Isufi (5 km) dhe Merve Spahiu e Enilda Zeqiri (5 km).
Në ndarjen e medaljeve për fituesit ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili përgëzoi Federatën Atletike për organizimin madhështor.

Rezultatet:
5km (F)
- Pamela Eni (Bullgari)
- Merve Spahiu (Kosovë)
- Enilda Zeqiri (Kosovë)
5km (M)
- Levente Szekely (Hungari)
- Amar Maxhuni (Kosovë)
- Genc Isufi (Kosovë)
10 km (F)
- Gresa Bakraqi (Kosovë)
- Fruzsina Bakonyi (Hungari)
- Elisabeth Schelicher (Austi)
10 km (M)
- Adam Lomb (Hungari)
- Albion Ymeri (Kosovë)
- Muxhahid Mislimi (Maqedoni e Veriut)
21 km (F)
- Valentine Jebet (Kenia)
- Jacinta Paul (Kenia)
- Tea Bozhinovska (Maqedoni e Veriut)
21 km (M)
- Tiron Mamusha (Kosovë)
- Lukas Mutala (Slovaki)
- Ragmi Ibrahimi (Preshevë)
42 km (F)
- Chelangat Sang (Keni)
- Rose Jepchumba (Keni)
- Lina Kaion (Keni)
42 km. (M)
- Shedrack Kimaiyo (Keni)
- Bernard Too (Keni)
- Kennedy Roni (Keni)
Foto: Nikollë Çuni








