+383 38 222 223 / [email protected]

Komisioni vlerësues për Lojërat Mesdhetare inspektoi infrastrukturën sportive

Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i kryesuar nga presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello dhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis kanë parë sot nga afër infrastrukturën sportive në vendin tonë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.


Komisioni i shoqëruar nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare, Rejhan Halili, kanë vizituar stadiumin Fadil Vokrri, Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Palestrën 1 Tetori, kampin nacional të futbollit në Hajvali, si dhe Qendrën e Studentëve në Prishtinë.


Në stadiumet e futbollit, ata u mirëpritën edhe nga drejtuesit e FFK-së, kryetari Agim Ademi e sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.


Komisioni vlerësues do ta përgatis raportin përmbledhës, i cili do të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së, që mbahet më 8 shtator 2023 në Heraklion të Greqisë, ku edhe pritet t’i jepet Kosovës organizimi i LM Prishtina 2030.