KOK-u së shpejti anëtar i EFPM-së

Presidenti Ismet Krasniqi ka pritur sot koordinatorin strategjik të Lëvizjes Evropiane të Fair Playt (EFPM), Kolë Gjeloshaj.


Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi mes KOK-ut dhe EFPM-së, konkretisht shqyrtimi i mundësive të anëtarësimit të KOK-ut në këtë organizatë.


Presidenti Krasniqi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë që sa më parë edhe KOK-u të bëhet anëtar i EFPM-së, për çka u diskutuan kriteret të cilat duhet ndjekur për anëtarësim.


EFPM ka 40 Komitete Olimpike Kombëtare për anëtare dhe 19 organizata tjera ndërkomëtare, përfshirë Federatat Ndërkombëtare.