Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpërblyer me 6 mijë euro Kombëtaren e Kosovës në hendboll për grupmoshën U-18, për kualifikimin në Kampionatin Botëror U-19, që këtë vit mbahet në Kajro të Egjiptit. Vendimi u mor nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut në mbledhjen e mbajtur mbrëmë.
Djemtë e U-18 fituan turneuen “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Prishtinë.
Me shumën e njëjtë, KOK kishte shpërblyer vitin e kaluar edhe Kombëtaren e vajzave U-17, të cilat po ashtu ishin kualifikuar në Botërorin e mbajtur në Kinë.