Në kuadër të projektit “Komitetet Olimpike të Evropës po i afrohen neutralitetit të karbonit (OCEAN)”, udhëheqëse e të cilit është zyra e Komitetit Olimpik të Evropës, KOK ka organizuar punëtorinë e radhës për vetëdijësimin në ruajtjen e ambientit.
@NOCKOSOVO has organized for the 2nd time “Climate Fresk Training” with the presence of representatives of sports federations, members of the Executive Board of @NOCKOSOVO, @EUErasmusPlus in Kosovo and NOC staff members. More trainings will be organized in the future. pic.twitter.com/3tEf9tl2Ol
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) July 5, 2023
Në kuadër të projektit “Komitetet Olimpike të Evropës po i afrohen neutralitetit të karbonit (OCEAN)”, udhëheqëse e të cilit është zyra e Komitetit Olimpik të Evropës, KOK ka organizuar punëtorinë e radhës për vetëdijësimin në ruajtjen e ambientit.

Këtë herë, vijues të punëtorisë ishin përfaqësuesit e federative sportive, anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Kosovës dhe përfaqësues të zyrës “Erasmus +” në Kosovë.

Ligjërues ishin Ben Dida dhe Gjakush Çapari nga organizata “Climate Awareness Association”, të cilët mbajtën punëtorinë “Climate Fresk”, financuar nga Ambasada e Francës.
Iniciativa të tilla do të organizohen në vijim edhe nga KOK-u, si nismë për edukimin dhe vetëdijësimin e popullatës në mbrojtjen e ambientit.

