KOK nënshkruan kontratat me 44 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot kontratat me 44 bursistë të rinj “Shpresa Olimpike 2024”, të cilët do të mbështeten nga KOK-ut me paga mujore në vlerë 150 euro.


Në emër të KOK-ut, nënshkroi presidenti Ismet Krasniqi, ndërsa nga pala tjetër, sportisti dhe federata.


Sportistët iu takojnë moshës deri në 21 vjet, ndërsa vijnë nga 20 sporte të ndryshme olimpike.


Bursistët nënshkruan kontratat edhe me sponsorin tonë të artë, BKT Kosova, duke u bërë klientë të tyre.



Presidenti Krasniqi ka deklaruar se nga viti në vit KOK po e rrit mbështetjen për sportistët, duke quar këtë numër nga 35 sa ishte vitin e kaluar në 44 këtë vit.


Në total, numri i bursistëve të KOK, përfshirë 22 bursistët olimpikë për Lojërat Olimpike Paris 2024, pesë për Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, si dhe trajnerët, është 76.


Lista e bursistëve “Shpresa Olimpike 2024”

Emri dhe mbiemriSporti
 Dëbora GjakovaXhudo
Muhamedin VeseliXhudo
Blerina GashiXhudo
Besjana GashiXhudo
Sidorela DodajXhudo
Laurina GashiXhudo
Mal AgushiTenis
Salidin RamaTenis
Dris SejdiuShenjëtari S.
Adriatik BerishaMundje
Egzon XhoniMundje
Hana BejiqiNot
Mal GashiNot
Vilëza ZeqiriGjimnastikë
Valëza RamaGjimnastikë
Fleta DeçaniKajakim
Lenë OsmaniPingpong
Shega HashaniPingpong
Blend HajdariPingpong
Visar NuhajÇiklizëm
Amar MaxhuniTriatlon
Genc IsufiTriatlon
Emine JonuziAtletikë
Medina KutleshiAtletikë
Enis BytyqiAtletikë
Olti BytyqiAtletikë
Ensar BadallajBoks
Luan MorinaBoks
Denis BllacaTaekwondo
Elion AgushiTaekwondo
Mal SahitiTaekwondo
Andi PupovciSkitari
Klara SefajSkitari
Valmir GllarevaShigjetari
Anita Krasniqi    Futboll
Aurora MaliqiFutboll
Olsi MulajHendboll
Arona KrasniqiHendboll
Malvina HaziriBasketboll
Yll KastratiBasketboll
Erion BajramiVolejboll
Jona KrasniqiVolejboll

Baton HaxhiuBadminton
Kaltrinë ThaçiGjimnastikë