Me rastin e 5 Dhjetorit – Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve, KOK ka nderuar me mirënjohje dhjetëra vullnetarë, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e aktiviteteve të KOK-ut gjatë vitit 2023.
Presidenti Krasniqi, ka falënderuar vullnetarët, për të cilët tha se mbeten krah i djathtë i aktiviteteve tona dhe se ky bashkëpunim me ta do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
I pari i KOK-ut shtoi se një pjesë e vullnetarëve do të dërgohen edhe në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që mbahen në Taranto të Italisë, në mënyrë që përvoja e fituar t’iu shërbejë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Në emër të vullnetarëve, koordinatorja Edona Haxha, falënderoi presidentin Krasniqi për bashkëpunimin korrekt dhe njëkohësisht vullnetarët, të cilët nuk hezitojnë asnjëherë t’i bashkohen aktiviteteve të KOK-ut.