Falë mbështetjes së KOK-ut, boksierja Donjeta Sadiku, është duke u përgatitur në kampin ndërkombëtar në Sofje të Bullgarisë, para turneut ndërkombëtar “Stradnja”, që mbahet prej 4 – 12 shkurt në kryeqytetin bullgar.
Përgatitjet dhe pjesëmarrja në turne i duhen para turneut kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024, që mbahen prej 4 – 11 mars 2024 në Busto Arsizio të Italisë.
Sadiku vlerësohet shpresë e madhe e boksit për të fituar normën olimpike.