+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Interesim i madh për kursin për administratorë sporti

Rreth 30 pjesëmarrës kanë vijuar për dy ditë kursin për administratorë të sportit, të organizuar nga KOK-u përmes Akademisë Olimpike.


Pjesëmarrës të federatave sportive të futbollit, atletikës, çiklizmit, karatesë, e-sportit dhe roëingut, për dy ditë mësuan për hartimin e planeve strategjike të organizatave sportive, ndërsa në fund u pajisen edhe me certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.


Ligjërues ishin: Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ibër Alaj (MEMOS XIX), anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Stavri Bello dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi.