+383 38 222 223 / [email protected]

Hendbollistët në rërë përfundojnë garat në LMR Heraklion 2023

Hendbollistët në rërë kanë përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023.


Ekipi ynë fillimisht garoi në grupe, ku pësoi humbje nga Italia, Kroacia dhe Qipro, me rezultatin 2:0 në pjesë.


Pas grupeve, ata luajtën në çerekfinale ndaj Spanjës, ku u mundën 2:0 në pjesë.


Më pas, garat i vazhduan për renditje nga vendi 5 deri 8, ku pësuan humbje nga Tunizia dhe Maroku, me rezultat 2:0, me ç’rast përfunduan në vendin e tetë.


Për hendbollin në rërë ishte hera e parë që morën pjesë në një garë të tillë në LMR, dhe përvoja e fituar do t’ju shërbejë për të ardhmen dhe zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.