Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq, kanë përfaqësuar sportin e notit në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Beiqi garoi në disiplinën e 50 metrave stil i lirë, ndërsa Shaboviq në 100 metra stil i lirë.
15-vjeçarja Hana përfundoi me kohë 27.34 sekonda. Në renditjen e përgjithshme doli e 43-ta, nga 79 garuese në total.
Ndërkohë, Shaboviq përfundoi me kohë 51.77 sekonda, duke dalë i dyti në baterinë e tij. Koha e tij e sotme është rekord shtetëror.
Në përgjithësi, 21-vjeçari u rendit 58-ti nga 79 garues.