+383 38 222 223 / [email protected]

Forumi i 11-të i Sportistëve

Rreth 400 përfaqësues të komisioneve të sportistëve nga e mbarë bota, kanë marrë pjesë në forumin e 11-të të sportistëve, të mbajtur në  Lozanë të Zvicrës dhe të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).


Sportistët tanë i ka përfaqësuar, anëtari i komisionit të sportistëve, Lum Zhaveli, ish-sportist në Lojërat Olimpike Rio 2016.


Në forum kanë dalë rekomandime të ndryshme, që kanë të bëjnë me; Aplikimin në IOC për përkrahje të komisionit të sportistëve, që veprojnë në kuadër të Komiteteve Olimpike Kombëtare; Shëndetin mental (mendor) të sportistëve; Mbrojtjen e sportistëve të pastër; Luftën kundër dopingut dhe fair-playt; Nismat rreth Lojërave Olimpike Paris 2024, si udhëzime për përdorimin e rrjeteve sociale, etj.