Federata e Boksit e Kosovës largohet nga IBA, i bashkohet  “World Boxing”

Delegatët e Federatës së Boksit të Kosovës kanë votuar pro largimit nga Asociacioni i Ndërkombëtar i Boksit (IBA), dhe pro anëtarësimit në federatën e re ndërkombëtare të quajtur “World Boxing”.


Ndryshimi i anëtarësisë është bërë me qëllim që boksi të mbetet në programin olimpik të Lojërave Olimpike pas përjashtimit të IBA-së nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Pikërisht IOC pritet që në të ardhmen e afërt të njoh “WB” si federatën e vetme ndërkombëtare të boksit, e cila deri më tani ka 68 anëtarë.


Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon delegatët dhe FBoxK-në për vendimin e marrë, që dëshmon vullnetin dhe gatishmërinë e komunitetit të boksit për të vazhduar mbetjen në programin olimpik të sportit tonë me traditë dhe tashmë edhe me suksese ndërkombëtare.