Është mbyllur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian për të rinj EYOF Maribor 2023.
Ceremonia u zhvillua në qendër të Mariborit, ndërsa flamurin tonë në parakalim e mbajtën atletja, Emine Jonuzi dhe tenisti, Salidin Rama.
Ekipi ynë u paraqit me 19 sportistë, të sporteve të xhudos, atletikës, notit, tenisit dhe çiklizmit, ndërsa suksesi më i mdh ishin vendi i pestë me Blin Kukën dhe i shtati me Laurinë Gashin, të dy nga xhudo.
EYOF-i i ardhshëm do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në verën e vitit 2025.


