Rreth 70 përfaqësues të Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe organizatave të ndryshme sportive të shteteve të Evropës, kanë zbarkuar në Prishtinë për Platformën Evropiane të Sportit (ESP 2024), e cila organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me ENGSO.
Platforma, që zhvillohet nën temën “Vlerat e sportit: ndërtimi i urave në një Evropë të bashkuar”, do të jetë një mundësi për të formësuar të ardhmen e sportit bazë në Evropë, duke diskutuar dhe shkëmbyer përvojat për të pajisur organizatat dhe klubet në analizimin e mënyrës se si shoqëria jonë mund të avancojë falë vlerave si: Integriteti, barazia dhe qeverisja e mirë në sport.
Platforma nis sot në ora 14:30 në Hotel Swiss Diamond, ku do të ketë folës të ndryshëm, ndërsa vazhdon nesër (e premte) fillimisht me fjalime të drejtuesve të KOK-ut dhe ENGSO-s, si dhe panelistë të tjerë.
LINKU i panelistëve.