Është hapur edhe zyrtarisht edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024, të cilat do të mbahen deri më 1 shkurt 2024 në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.
Në ceremoninë hapëse parakaluan dy skitarët tanë, Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët edhe bartën flamurin tonë.
Pjesë e ekipit ishin edhe trajnerët Kushtrim Deva e Ernest Sefaj, si dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.
Flamuri ynë 🇽🇰 duke valuar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj @gangwon2024
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) January 19, 2024
Flamurin e bartën Lirika Deva dhe Klos Vokshi.#Gangwon2024 @ANOC_Olympic@Olympics
📷 Wander Imagen pic.twitter.com/9dBXNpvjNO
Në adresimin e tij para 1802 sportistëve të 78 vendeve, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, tha se: “Ky është momenti juaj. Ju po ndjekni gjurmët e ikonave sportive që bënë historinë olimpike pikërisht këtu në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018”.
Skitarët tanë do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.
Photo credits: ANOC/Wander Roberto NOC PHOTO PROGRAMME. ALL RIGHTS RESERVED BY THE INTERNATIONAL OLYMPIC COMMITTEE IN PARTNERSHIP WITH ANOC.