+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Ekipi ynë mbyll garat me një medalje

Ekipi olimpik i Kosovës për të rinj ka përfunduar garimin në Festivalin Olimpik Evropian të për Rinj (EYOF) Shkupi 2025.


Ekipi ynë fitoi një medalje të bronztë me xhudisten Enise Zijade, e cila u ngjit në podiumin e kategorisë -57 kg.


Veçohet edhe vendi i nëntë me atleten Erisë Avdullahu, e cila për pak nuk hyri në finale të 800 metrave.


Kosova në EYOF Shkupi 2025 u paraqit me 30 sportistë të nëntë sporteve të ndryshme.


Medalja e fituar është e dyta për ekipin tonë në gjashtë edicione të pjesëmarrjes në EYOF-a, pas medaljes së artë të atletit Muhamet Rmaadani të fituar në Baku 2019.


EYOF Shkupi 2025 u hap më 20 korrik ndërsa mvyllet sonte përmes një ceremonie të veçantë.