Ekipi olimpik i Kosovës përfaqësohet me dy skitarë në EYOF dimëror “Bakuriani 2025”

Ekipi olimpik i Kosovës do të marrë pjesë në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Bakuriani 2025”, që prej 9 deri më 16 shkurt 2025 mbahet në Gjeorgji.


Ekipi ynë përbëhet nga skitarët e skijimit alpin: Klara Sefaj dhe Andi Pupovci, të cilët do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.


Bashkë me skitarët do të udhëtojnë edhe trajnerët, Ernest Sefaj dhe Naser Dedija, si dhe shefi i misionit, Jeton Rudari.



Ekipit i kanë uruar suksese sot edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, njëherit kryetar i Federatës Skitare të Kosovës.


Për ekipin tonë është hera e katërt që përfaqësohet në EYOF-in dimëror, në të cilin marrin pjesë sportistët më të mirë të Evropës, të moshës 14-18 vjeç.