+383 38 222 223 / [email protected]

Ekipi i Kosovës do të marrë pjesë në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023

Ekipi i Kosovës ka udhëtuar sot drejt Kinshasas së Republikës Demokratike të Kongosë, ku prej 28 korrik deri më 8 gusht 2023, do të mbahet edicioni i 19-të i Lojërave Frankofone.


Ekipi i Kosovës përbëhet nga gjashtë sportistë të sporteve të atletikës, xhudosë dhe pingpongut.


Atletikën e përfaqësojnë Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi, xhudon, Dardan Cena e Shpati Zekaj, ndërsa pingpongun, Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti.


Shef i misionit është Fitim Arifi, ndërsa përgjegjëse e delegacionit është Afërdita Fazlija.


Për Kosovën është ky edicioni i dytë i pjesëmarrjes në Lojërat Frankofone, pas debutimit në Abixhan 2017 të Bregut të Fildishtë, ku fitoi dy medalje të arta me xhudistët Akil Gjakova e Distria Krasniqi.