Drejtuesit e KOK-ut pritën përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti dhe nënkryetarët Milaim Kelmendi dhe Arben Fetahu, pritën përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Craig Kim, zyrtar për çështje ekonomike dhe Atdhetare Kelmendi, këshilltare për ekonomi dhe tregti.


Presidenti Krasniqi, pasi i falënderoi mysafirët për vizitën, i informoi ata për arritjet dhe aktivitetet e KOK-ut, me theks të veçantë sukseset e sportistëve tanë, si dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin mes dy institucioneve.


Gjatë takimit u diskutua për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028, Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 dhe iniciativa të tjera të ardhshme.