Donjeta Sadiku ka shënuar suksesin më të madh nga boksierët, por edhe gjithë sportistët tanë në Lojërat Evropiane Krakoë dhe Malopolska 2023.
Boksierja jonë u rendit e pesta në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Ajo shënoi dy fitore. Së pari mundi Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve.
DONJETA NË ÇEREKFINALE🥊🇽🇰💪
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) June 26, 2023
Donjeta Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Boksierja jonë ishte bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni, kategoria -60 kg.
Sadiku është një fitore larg medaljes. #KrakowMalopolska2023 pic.twitter.com/MnEJ7afgVj
Në raundin e dytë eliminoi zviceranen Anna Jeni, ndaj së cilës ishte bindshëm më e mirë.
Në çerekfinale, Donjeta pësoi humbje nga francezja, Estelle Mosselly, medaliste e artë e Lojërave Olimpike Rio 2016.
Sadiku humbi edhe mundësinë për të fituar nomrnë olimpike Paris 2024. Sa i përket normës, i mbeten dy mundësi të tjera, në turnet kualifikues të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Shpejtim Bajoku përfundoi i nënti, me një fitore të realizuar, ndërsa u ndal në 1/16 e finales, të kategorisë deri në 63.5 kg.
Boksierët tjerë, Bashkim Bajoku (-51 kg), Patriot Behrami (-71 kg), Altin Shala (-80 kg), Taulant Jakupi (-92 kg), Shpejtim Shabani (+92 kg), u ndalën në luftën e parë.