+383 38 222 223 / [email protected]

Certifikohen shtatë trajnerë të tenisit

Shtatë trajnerë të tenisit janë pajisur me certifikata të përfundimit me sukses të kursit për trajnerë – niveli i dytë, i organizuar nga KOK-u në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës, falë mbështetjes së Solidaritetit Olimpik të IOC.


Kursi ishte mbajtur në Fushat e Tenisit në Brestovik të Pejës, prej 30 qershor deri më 11 korrik 2023, ndërsa ligjërues ishin Goran Shevchenko nga Maqedonia e Veriut dhe Kenan Malucbegoviq nga Bosnja e Hercegovina.


Certifikatat u ndanë nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe kryetari i FTK-së, Jeton Hadërgjonaj, të cilët përgëzuan trajnerët pwr certifikimin, duke besuar se dijen e tyre të fituar nga ligjëruesit do ta ndajnë me tenistët e rinj.


Trajnerët të cilët morën certifikata të IOC janë: Benita Selmanaj, Blearta Ukëhaxhaj, Tamara Martinovska, Viola Peja, Festim Ibrahimi, Vladimir Tomiq dhe Zahir Rama.


#tenniskosova#ITF#KOK#akademiaolimpike