Në Universitetin Johannes Gutenberg Mainz, më 1 dhe 2 tetor u mbajt takimi i dytë i konsorciumit të projektit STRONG.
Gjatë takimit u prezantua progresi i projektit, aktivitetet e realizuara dhe detyrat e ardhshme në kuadër të pakove të punës, me fokus në hulumtimin dhe promovimin e të drejtave dhe përgjegjësive të sportistëve. Diskutimet përfshinë gjithashtu zhvillimin e materialeve edukative dhe hartimin e strategjive organizative bazuar në gjetjet e projektit dhe praktikat e mira të identifikuara.
Komiteti Olimpik i Kosovës u përfaqësua nga zyrtari ligjor, z. Metin Qestaj.
