+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Blerina Imeri zgjedhet anëtare e Komisionit të Etikës të ICMG-së për mandatin 2026–2030


Zëvendëssekretarja e përgjithshme e KOK-ut, Blerina Imeri, është zgjedhur anëtare e Komisionit të Etikës të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) për mandatin 2026–2030.


Ajo u zgjodh përmes votimit të fshehtë në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së, të mbajtur sot në Taranto të Italisë, ku u zgjodhën edhe organet drejtuese të familjes mesdhetare.


Imeri është gjithashtu anëtare e Komisionit Ligjor të Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC), ku shërben tashmë për të dytin mandat radhazi.


Zgjedhja e Imerit përbën një tjetër përfaqësim të rëndësishëm të KOK-ut në strukturat ndërkombëtare të sportit dhe dëshmon vlerësimin për profesionistët tanë në arenën ndërkombëtare.