Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me agjensionin turistik Prime Travel.
Kontrata me kohëzgjatje një vjeçare, është nënshkruar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv i Prime Travel, Fisnik Dragusha.
✈️🇽🇰 Prime Travel joins the Kosovo Olympic Committee on the road to #LA28!
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇🥈🥉 (@NOCKOSOVO) May 28, 2026
The one-year sponsorship agreement will support Kosovo athletes and international sporting activities.#LA28 #PrimeTravel #KOK pic.twitter.com/z0mkJUst8A
Përfaqësuesit e të dyja palëve e kanë vlerësuar lart këtë bashkëpunim, duke theksuar se përfituesit kryesorë do të jenë sportistët kosovarë, të cilëve do t’u ofrohen kushte më të mira për udhëtime dhe angazhime sportive ndërkombëtare.
Marrëveshja realizohet në kuadër të ligjit për sponsorizim dhe parasheh mbështetje të vazhdueshme për aktivitetet e KOK-ut dhe sportistëve të Kosovës.



