+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Shkëlqim Haxhnikaj, emërohet drejtor për financa dhe arkëtar në KOK

Shkëlqim Haxhnikaj është emëruar drejtor për financa dhe arkëtar në Komitetin Olimpik të Kosovës.


Vendimi u mor nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, të cilët njëherit aprovuan dorëheqjen e drejtorit të deritashëm, Endrit Syla.


Haxhnikaj ka një bagazh të pasur në financa. Ai prej një viti ishte zyrtar për financa në KOK, kurse për katër vjet ka punuar si ekspert për buxhet dhe financa në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.


Me përvojën dhe përkushtimin e tij profesional, Haxhnikaj pritet të kontribuojë në menaxhimin financiar të KOK-ut.