Federata e Taekwondosë së Kosovës (FTK) ka fituar të drejtën për organizimin e Kampionatit Evropian U21, i cili do të mbahet prej 11 deri më 14 dhjetor 2025 në Prishtinë.
Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një kampionat i tillë i taekwondosë do të organizohet në Kosovë.
KOK përgëzon drejtuesit e federatës me kryetarin Arsim Agushi për punën dhe përkushtimin e treguar në sigurimin e këtij organizimi, i cili do të kontribuojë ndjeshëm në masivizimin e sportit të taekwondosë dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.