Kriteret për pranimin e kandidatëve në programin “Trajner Sportiv”

Për t’u pranuar në programin e studimit të nivelit të pestë – kualifikim kombëtar profesional, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses provimin e maturës, ose të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë shtetit, të vlerësuar nga MASHT si ekuivalente me të, ose të zotërojë një diplomë të lëshuar nga institucionet e Kosovës para aplikimit të provimit të maturës.


Për t’u regjistruar, studenti paraqet dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:

  • Diploma e përfundimit të shkollës së mesme dhe dëftesa e maturës (origjinale ose kopje e vërtetuar te noteri),
  • Certifikatën e lindjes,
  • Një fotografi me dimension 4×5,
  • Raport mjekësor, si dhe
  • Përvojë tre-vjeçare në një disiplinë sportive.