Laura Fazliu ka shënuar suksesin më të madh në karrierën e saj.
Xhudistja jonë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, të mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Fazliu fitoi katër luftëra, ndërsa deri tek medalja arriti përmes repesazhit, pasi pësoi humbje në çerekfinale, kategoria deri në 63 kilogramë.
Laura fitoi edhe 1000 pikë olimpike për Paris 2024. Botërori ishte gara e fundit për pikë olimpike.
KOK përgëzon Laurën, trajnerin Driton Kuka dhe Federatën e Xhudos së Kosovës.