+383 38 222 223 / [email protected]

AON organizoi sesionin e 17-të për AOK dhe KO Kombëtare

Akademia Olimpike Ndërkombëtare ka organizuar sesionin e 17-të për Akademitë Olimpike Kombëtare dhe delegatët e Komiteteve Olimpike Kombëtare, i cili u mbajt prej 13 deri më 20 maj në Olimpia të Greqisë.


KOK-un dhe Akademinë Olimpike të Kosovës e përfaqësoi koordinatori për edukim arsimor, Fitim Arifi, i cili krahas pjesëmarrjes në punëtori të ndryshme (workshope), takoi edhe drejtues të Akademisë Ndërkombëtare dhe homologë nga Akademitë Olimpike Kombëtare.


Gjatë këtyre ditëve u mbajtën punëtori të ndryshme, që për temë diskutimi patën “Roli i sportistëve elitë në programet e edukimit dhe promovimin e vlerave olimpike”.


Ligjërues ishin personalitete të larta nga lëvizja olimpike ndërkombëtare, ish-medalistë olimpikë, profesorë të ndryshëm, avokatë të së drejtës ligjore sportive, etj.