Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur vajzat e Kombëtares së Kosovës në hendboll për grupmoshën U-18, të cilat të dielën arritën sukses historik, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror U-18.
Hendbollistet që shoqëroheshin nga kryetari i FHK-së, Eugen Saraqini, njëherit nënpresident i KOK-ut, dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, të dielën fituan garën “IHF Trophy Intercontinental”, pas katër fitoreve në po aq ndeshje.
🔥"Besa-besë, besën e kem dhanë, për Kosovë jetën dojmë me dhanë"…💙
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) March 4, 2024
🥇Në atmosferë të tillë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, u prit në zyret e @NOCKOSOVO pas suksesit historik – kualifikimit në Kampionatin Botëror "Kina 2024".#kosovahandball #FHK pic.twitter.com/uyTVkNTRMu
Presidenti Krasniqi përgëzoi lojtaret për suksesin, duke thënë se triumfi i tyre bëri krenarë gjithë lëvizjen olimpike në Kosovë, derisa uroi që edhe në Botëror ta përfaqësojnë vendin tonë sa më denjësisht.
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2023/07/bkt_baner-2-1024x146.jpg)
Kryetari Saraqini, derisa falënderoi presidentin Krasniqi për pritjen dhe mbështetjen, vlerësoi lartë suksesin e arritur, duke përmendur se edhe djemtë U-21 të hendbollit e kishin shijuar botërorin disa vite më parë, që nënkupton se sukseset e hendbollit nuk janë të rastësishme.
Edhe trajneri Mitat Ferati dhe lojtaret theksuan se puna e përbashkët ekipore bëri që të kthehen me triumph nga Tashkenti i Uzbekistanit, ku u mbajt gara e “IHF Trophy Intercontinental”.
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/03/IsmetKrasniqi-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/03/ismeti5-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/03/ismeti4-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/03/eugeni2-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/03/ekipi-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/03/ekipa3-1024x683.jpg)
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2024/03/lojtarja-1024x683.jpg)