KOK do të nisë një seri prej pesë seminareve online për trajnerët, të fokusuar në temat e shëndetit mendor dhe përgatitjes në sport, të quajtur “Master your mental game”!
Punëtoria e parë mbahet më 5 mars 2024 në formatin online, me fillim në ora 10:00.
Dy punëtoritë e para, që do të organizohen në mars do të fokusohen në përsëritjen e temave të diskutuara në seminarin e tetorit për shëndetin mendor në sport.
Ligjëruese është ekspertja Andreja Holsedl nga Sllovenia, e cila kishte ligjëruar edhe në punëtorinë e organizuar në muajin tetor të vitit të kaluar, andaj dy punëtoritë e ardhshme, janë mundësi e artë për ata që munguan vitin e kaluar.
𝐎𝐫𝐚𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞𝐦𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐞𝐬ë 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞:
1. Bazat e psikologjisë sportive + përgatitja psikologjike për garë – 05.03.2024 (E martë), ora 10:00 – 12:00
2. Sindroma e djegies në sport + menaxhimi i stresit në sport – 26.03.2024 (e martë), ora 10:00 – 12:00
3. Të ndihmojmë sportistët të përballen me dështimin – 23.04.2024 (e martë), ora 10:00 – 11:00
4. Personaliteti i trajnerit – 07.05.2024 (e martë), ora 10:00 – 11:00
5. Përmirësimi i përqendrimit te sportistët, 28.05.2024 (e martë), ora 10:00 – 11:00