Presidenti Krasniqi priti rektorin e Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga drejtuesit e Akademisë Olimpike, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, ka pritur sot drejtuesit e Kolegjit UBT, rektorin, Edmond Hajrizi dhe dekani Agron Thaçi.

Qëllimi i takimit ishte gjetja e urave të bashkëpunimit mes KOK-ut dhe UBT-së, në fushën e sportit dhe nënshkrimi i një memorandum të bashkëpunimit që pritet të ndodh në të ardhmen e afërt.


Presidenti Krasniqi, duke falënderuar mysafirët për vizitën, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim, derisa foli edhe për sfidat dhe sukseset e KOK-ut.