+383 38 222 223 / [email protected]

Ndryshime në listën e bursistëve olimpikë Paris 2024

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e fundit ka vendosur të bëjë ndryshime në listën e bursave olimpike Paris 2024, varësisht nga performanca e sportistëve.


Me këtë rast, marrë parasysh rezultatet në vazhdimësi të xhudistëve, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, atyre iu është rritur mbështetja nga 750 ne 1000 dollarë. Fazliu dhe Gjakova ndodhen brenda normës olimpike Paris 2024 dhe të dyve pritet t’iu konfirmohet norma në muajin qershor.


Vlera e bursës iu ngrit edhe boksieres, Donjeta Sadiku, nga 850 në 900 dollarë, si dhe atletes Gresa Bakraqi nga 380 në 450 dollarë. Sadiku vlerësohet shpresë e madhe e boksit për të fituar normën olimpike, ndërsa Bakraqit për shkak të përmirësimit të rezultateve të saj në vazhdimësi.


Me kërkesë të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, shenjëtari Drilon Ibrahimi, u përfshi në bursë, falë ngritjes së rezultateve në vazhdimësi në garat ndërkombëtare. Ibrahimi do të mbështet me 250 dollarë në muaj.


Për shkak të lëndimeve dhe në pamundësi për të vazhduar rrugëtimin për normë olimpike Paris 2024, nga bursa është tërhequr me vetiniciativë mundësi, Egzon Shala.


Në total, KOK ndan 22 bursa olimpike për sportistët elitarë.


Lista e përditësuar (janar 2024)

Emri dhe mbiemriSportiVlera totale e mbështetjesFondi i Solidaritetit OlimpikFondi i KOK
Distria KrasniqiXhudo1300 USD1000300
Nora GjakovaXhudo1300 USD1000300
Laura FazliuXhudo1000 USD450550
Donjeta SadikuBoks900 USD300600
Loriana KukaXhudo850 USD600250
Akil GjakovaXhudo1000 USD600400
Egzon Shala*Mundje650 USD60050
Muhamet RamadaniAtletikë600 USD450150
Shpetim BajokuBoks600 USD300300
Flaka LoxhaXhudo600 USD300300
Erza MuminoviqXhudo500 USD45050
Gresa BakraqiAtletikë450 USD250200
Lorand GjoshiKajakim380 USD380
Arnis AgushiTaekwondo380 USD30080
Eda ZeqiriNot380 USD380
Edi DvoraniShigjetari380 USD30080
Nexhat SahitiShenjëtari Sportive380 USD30080
Shpati ZekajXhudo380 USD30080
Albion YmeriTriatlon380 USD380
Alaudin SumaAtletikë250 USD250
Patriot BehramiBoks250 USD250
Arbër Azemi*Taekwondo250 USD250
Drilon Ibrahimi*Shenjëtari Sportive250 USD250

*Drilon Ibrahimi u përfshi në listë në janar 2024

*Egzon Shala ka dhënë dorëheqje nga bursa në janar 2024

*Arbër Azemi ka dhënë dorëheqje nga bursa në janar 2024