KOK ka organizuar sot aktivitete në kuadër të agjendës së Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, në shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast, KOK ka vizituar disa prej kopshteve parashkollore, ku ka promovuar vlerat olimpike tek fëmijët.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, bashkë me udhëheqësit e Akademisë Olimpike, Fitim Arifi e Diellza Kelmendi, dhe zyrtaren për marrëdhënie ndërkombëtare, Rejhan Halili, kanë vizituar Qendrën Sociale Edukative SOS Kopshti, kopshtin Bardha dhe kopshtin Xixëllonjat.
Fëmijët kanë vizatuar rrathët olimpikë dhe simbolet tjera olimpike.