Edicioni i tretë i Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, është mbyllur sonte në ceremoninë e organizuar në qendrën sportive me rërë në Karteros së Heraklionit të Greqisë.
LMR Heraklion 2023 u mbajtën prej 9-16 shtator, ndërsa morën pjesë 26 shtete me 768 sportistë të 13 sporteve.
Ekipi ynë ishte pjesëmarrës në ceremoni bashkë edhe me drejtuesit e KOK-ut, të prirë nga presidenti Ismet Krasniqi.
Ekipi ynë në LMR Heraklion 2023 u paraqit me 26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, por që nuk arriti të fitojë ndonjë medalje.
Pas ceremonisë, u ngrit flamuri i Portugalisë, shtet ky që do të organizojë Lojërat e ardhshme Mesdhetare në Rërë në qytetet Portimao dhe Lagoa 2027.