Ka përfunduar me sukses kursi teknik i FIBA-s për trajnerët e basketbollit, niveli i parë, i cili u organizua nga KOK-u në bashkëpunim me FBK-në, falë mbështetjes së Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ligjërues ishte instruktori i FIBA-s, Amri Nour nga Maroku, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit.
Kursi u mbajt në Kolegjin ISP Marigona në Prishtinë, ndërsa morën pjesë 15 trajnerë vendorë, të cilët në fund iu nënshtruan testeve teorike dhe praktike.
Të premten, ata u vizituan edhe nga udhëheqësit e Akademisë Olimpike, Fitim Arifi e Diellza Kelmendi.