Suksesi më i madh i kajakimit, arritja në gjysmëfinale e Gjoshit



Lorand Gjoshi dhe Blandine Xhemajli kanë përfunduar garimin në garat e kajakimit në Lojërat Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023.

Kajakuesit tanë të sllallomit, garuan në disiplinat e kajakut dhe krosit.

Në kajak sllallom, Gjoshi u kualifikua në gjysmëfinale, duke dalë i 21-ti nga 65 garues, por që në gjysmëfinale u ndalë, duke mos u kualifikuar në mesin e tetë më të mirëve.


Në disiplinën kros, Gjoshi doli i 43-ti nga 52 garues.

Xhemajli në disiplinën e kajakut në sllallom, në lëshimin e parë doli i e 41-ta nga 44 garues, ndërsa në të dytën e 22-ta prej 24-ve.

Në kros, Blandina doli e 34-ta nga 40 garues.

Falë Gjoshit e Xhemajlit, Kosova për herë të parë u paraqit në Lojërat Evropiane.