Përfaqësues të federatave sportive dhe KOK-ut, të cilët kanë përfunduar me sukses edicionin e tretë të kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC 3), janë pajisur sot me diploma të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Diplomat janë dorëzuar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtori i programit të ASMC 3, Ibër Alaj, të cilët njëherit kanë përgëzuar të diplomuarit, duke iu uruar që njohuritë e marra t’i ndajnë në organizatat e tyre sportive.
Të diplomuarit janë: Rejhan Halili e Diellza Kelmendi (KOK), Nazmi Gashi (karate, vijoi ASMC 1), Artina Hasani (basketboll), Shkumbin Maqastena (gjimnastikë), Evzi Hani (ragbi), Gëzim Murseli (Mjekësia sportive).
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2023/06/bkt_baner-2-1024x146.jpg)
Sikurse ASMC 3, KOK përmes Akademisë Olimpike ka nisur muajin e kaluar edhe edicionin e katërt të ASMC.